Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka bërë vizitë të papritur në Mariupolin e pushtuar nga forcat ruse në territorin ukrainas.
Lajmi është bërë i ditur nga mediat shtetërore ruse. Agjencia e lajmeve Tass raporton se Putin shkoi aty me helikopter dhe takoi disa banorë vendas. Në pamjet e shpërndara, Presidenti rus shihet në një sallë koncertesh.
Një zyrtar rus dëgjohet duke i shpjeguar Putinit se si po rindërtohet qyteti i shkatërruar nga luftimet.
Mariupoli, qytet në Ukrainë, është nën pushtimin rus për më shumë se 10 muaj që prej nisjes së luftës. Aty janë zhvilluar beteja të përgjakshme mes dy palëve.
Kjo është vizita e parë e Presidentin Putin në një territor të Ukrainës të pushtuar nga forcat ruse. Kujtojmë se të premten, Gjykata Ndërkombëtare Penale nxorri urdhër-arresti për Putinin i dyshuar për krime lufte. Kjo do të thotë se Presidenti rus mund të arrestohet nëse shkel në një nga 123 shtetet që janë anëtare të kësaj gjykate. /tvklan.al