Putin urdhëron hetim për të zbuluar shkaqet e zjarrit që dëmtoi urën e Krimesë

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka urdhër një hetim të gjerë për të zbuluar shkaqet e zjarrit që dëmtoi urën që lidh Krimenë me Rusinë.

Sipas zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov, Putin u informua për incidentin dhe ka urdhëruar krijimin e një komisioni qeveritar që të nisë hetimet për ngjarjen.

Presidenti ka udhëzuar Kryeministrin që të formojë një komision qeveritar për të përcaktuar shkaqet e incidentit dhe për të eliminuar pasojat sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha Peskov për agjencinë e lajmeve Interfax.

Ky komision do të përbëhet nga përfaqësues të Krimesë, Gardës Kombëtare, Shërbimit Federal të Rusisë dhe Ministrisë së Brendshme.

Ndërsa ministrat rusë të Transportit dhe Emergjencave do të shkojnë në urën e Krimesë për të parë nga afër situatën.

Një pjesë e urës që lidh Krimenë me Rusinë është shembur dhe përfshirë nga flakët e zjarrit pasi një cisternë karburanti në një tren shpërtheu në flakë për shkaqe ende të panjohura. /tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share