Presidenti rus, Vladimir Putin ka folur për ndikimin e sanksioneve perëndimore në ekonominë e vendit të tij.
Shumë shtete perëndimore, duke përfshirë SHBA-në, Kanadanë, Britaninë e Madhe dhe BE-në vendosën ngrirjen e aseteve dhe ndalimin e udhëtimit për individët rusë dhe shtrënguan tregtinë me Rusinë pasi ajo pushtoi Ukrainën.
Lidhur me këtë Putini ka thënë se sanksionet e vendosura ndaj Rusisë nuk kishin arritur ta izolonin atë dhe në vend të kësaj çuan në një “zgjerim” të tregtisë së saj me “tregjet e së ardhmes”, raporton BBC, transmeton Klan Kosova
Ai vlerësoi marrëveshjet e reja me vendet në Azi, Lindjen e Mesme dhe Amerikën Latine – duke i quajtur ata “partnerë të besueshëm dhe të përgjegjshëm”.
Duke i quajtur “tregjet e së ardhmes”, ai synoi vendet perëndimore, duke thënë se “sistemi ndërkombëtar neokolonial ka pushuar së ekzistuari, ndërsa rendi global multipolar nga ana tjetër po forcohet. Ky është një proces i pashmangshëm”.