Putin: Rusia gati për të negociuar me Ukrainën

Perëndimi dhe aleatët dyshojnë se deklarata të tilla janë një dredhi e presidentit rus për të ndërmarrë sulme vdekjeprurëse

Presidenti rus Vladimir Putin në një intervistë për një media shtetërore ka bërë të ditur se Rusia është e gatshme të negociojë me të gjitha palët e përfshira në luftën në Ukrainë, por Kievi dhe mbështetësit e saj perëndimorë kanë refuzuar të angazhohen në bisedime.

“Ne jemi të gatshëm të negociojmë me të gjithë të përfshirët për zgjidhje të pranueshme, por kjo varet nga ata – nuk jemi ne që refuzojmë të negociojmë, po ata”, u shpreh Putin.

Ai shtoi se Rusia po vepronte në “drejtimin e duhur” në Ukrainë, sepse Perëndimi, i udhëhequr nga SHBA, po përpiqej ta ndante Rusinë.

“Besoj se po veprojmë në drejtimin e duhur, po mbrojmë interesat tona kombëtare, interesat e qytetarëve tanë, të popullit tone dhe ne nuk kemi zgjidhje tjetër veçse të mbrojmë qytetarët tanë” , u shpreh presidenti rus.

Moska ka thënë vazhdimisht se është e hapur për negociata, por Kievi dhe aleatët e tij dyshojnë se pretendimet e Putinit janë një dredhi për të kryer sulme vdekjeprurëse. Kremlini ka bërë të ditur se do të luftojë derisa të arrihen të gjitha qëllimet. Deri më tani, lufta ka pak fund në horizont.

Drejtori i CIA-s, William Burns në një intervistë të botuar këtë muaj bëri të ditur se ndërsa shumica e konflikteve përfundojnë me negociata, vlerësimi i CIA-s ishte se Rusia nuk është serioze për një negociatë reale për t’i dhënë fund luftës. Ndërkaq një këshilltar i presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy tha se Putini duhej të kthehej në realitet dhe të pranonte se ishte Rusia ajo që nuk dëshiron negociata.

Sirenat e sulmit ajror u ndezën në të gjitha rajonet e Ukrainës. Raportet e mediave sociale ukrainase treguan se sirenat mund të jenë ndezur pasi avionët rusë u ngritën në Bjellorusi por asnjë sulm nuk u raportua në asnjë prej rajoneve. Forcat ajrore të Ukrainës, janë vendosur në gatishmëri pas stërvitjeve të përbashkëta mes Bjellorusisë dhe Moskës.

Guvernatori i Khersonit lëshoi një apel për dhurimin e gjakut pas vdekjes së 16 personave nga bombardimet ruse. Krishtlindjet e para të Ukrainës që nga pushtimi i shkurtit kanë lënë një vend krejtësisht të transformuar me banorët që zgjohen përsëri nga një alarm mbarëkombëtar ajror.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share