Presidenti rus, Vladimir Putin është shprehur se presioni politik nga Perëndimi po e shtyn Rusinë që të përshpejtojë lidhjet Rusi-Bjellorusi. Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu ka deklaruar se të dy vendet duhet të marrin masa urgjente të përbashkëta për të përmirësuar aftësitë e tyre mbrojtëse dhe gatishmërinë luftarake të trupave.
Komentet e Putinit vijnë pasi Suedia dhe Finlanda po afrohen gjithnjë e më shumë drejt bashkimit me alencën ushtarake mbrojtëse të Perëndimit, NATO-n, një lëvizje kjo e kundërshtuar fuqishëm nga Rusia.
Sjellim në vëmendje se Bjellorusia ndan një kufi me Ukrainën dhe udhëheqësi i saj Alexander Lukashenko është një aleat kryesor i presidentit rus Vladimir Putin.
Trupat ruse sulmuan Ukrainën nga Bjellorusia në fillim të këtij viti kur Rusia filloi pushtimin e saj në Shkurt./tvklan.al