Putin: Perëndimi do që lufta të zgjerohet në Lindje për pushtet të pakufishëm

Presidenti rus Vladimir Putin ka mbajtur fjalim sot para anëtarëve të Asamblesë Federale. Fjalën e tij, lideri rus e nisi duke folur për ato që ai i cilësoi ndryshime drastike në botë.

“Ngjarjet historike do të përcaktojnë të ardhmen e vendit tonë, secili nga ne ka një përgjegjësi të madhe”-tha Putin. Ai përmendi të ashtuquajturin “operacion special” duke theksuar se Rusia po përballet vazhdimisht me urrejtjen e qeverisë së Kievit.

“Rusia u përpoq të zgjidhte konfliktin në rajonin e Donbas me mjete paqësore. Perëndimi nuk po angazhohej për paqe në Ukrainë, gjithçka rezultoi mashtrim, gënjeshtër mizore. Kievi po përpiqet të grumbullojë armë biologjike dhe bërthamore. Perëndimi mbylli sytë para të vërtetës, ata janë fajtorë për luftën. Në Konferencën e Sigurisë në Mynih u hodhën shumë akuza ndaj Rusisë, ata e kanë zhytur botën në kaos. Ata nuk llogarisin flijimet njerëzore dhe tragjeditë, ata vjedhin nga të gjithë duke u maskuar me slogane demokracie dhe lirie”, u shpreh Putin.

“Gjithçka përsëritet“, thotë Putin, duke shtuar se Perëndimi financoi revolucionin e vitit 2014 në Ukrainë për të përmbysur një qeveri pro-ruse. Ai thotë se kjo “krijoi rusofobinë, nacionalizmin ekstrem”.

Në këtë dalje publike Putin foli për gjendje e kombit rus, por më së shumti për qëndrimin e tij ndaj vendeve të Perëndimit.

Udhëheqësi rus theksoi se Perëndimi kërkon të rrisë konfliktin në shkallë globale për të rritur pushtetin e saj.

“Perëndimi është fajtor për luftën. Ata kërkojnë që agresioni të zhvendoset drejt Lindjes dhe të eliminojnë konkurrencën. Ata kërkojnë pushtetin e pakufishëm”, tha Putin./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share