Putin “nuk pyet” për kërcënimet e Trump

Siç raportohet në mediat e huaja, Presidenti rus Vladimir Putin e ka injoruar totalisht paralajmërimin e homologut të tij amerikan Donald Trump, sa i takon sulmeve të fundit në Ukrainë.

Bombat në Dobropillia dhe Donetsk kanë vrarë së fundmi të paktën 20 persona, ndërsa dhjetëra të tjerë janë plagosur. Ndërtesa të tëra janë rrafshuar, një panoramë si dëshmi e qëndrueshmërisë së Rusisë për të mos hequr dorë nga agresioni.

Raportet paraprake tregojnë se rusët përdorën raketë Iskander-M, Tornado-S MRLS dhe dronin Shahed 136, ndërsa guvernatori i Donetsk Vadym Filashkin u ka bërë thirrje banorëve të zhvendosen në zona më të sigurta.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share