Putin: Nuk ke nevojë të sulmosh qytetet e mëdha për të fituar

Kievi do të evakuojë të gjithë civilët në rast të ndërprerjes totale të energjisë elektrike

Lideri rus Vladimir Putin ka alarmuar sërish liderët perëndimorë duke iu referuar sulmeve bërthamore në Hiroshima dhe Nagasaki në një bisedë me homologun e tij francez Emmanuel Macron.

Putin ka shprehur pikëpamjen e tij se bombardimet që shkaktuan dorëzimin e Japonisë dhe përfundimin e Luftës së Dytë Botërore treguan se nuk duhet të sulmosh qytetet e mëdha për të fituar.

Shqetësimet se lideri rus është gati të përdorë një armë bërthamore taktike në Ukrainë, ku forcat ruse kanë pësuar viktima në rritje, po shtohen.

“Macron ishte dukshëm i alarmuar. Dukej si një aluzion shumë i rëndë se Putini mund të shpërthejë një armë taktike bërthamore në lindje të Ukrainës, duke lënë Kievin të paprekur. Kjo dukej se ishte thelbi i komenteve të tij”, thotë një burim i qeverisë franceze për britaniken Daily Mail.

Zyrtarët kanë paralajmëruar se Putini mund të përdorë armë bërthamore pasi forcat ukrainase sulmuan urën që lidh Rusinë me Krimenë muajin e kaluar, për të cilën presidenti rus u shpreh në atë kohë se ky veprim do të sillte ditën e gjykimit.

Këto komente të presidentit rus vijnë pasi autoritetet në Kiev kanë filluar të planifikojnë evakuimin e 3 milionë banorëve të qytetit nëse kryeqyteti ukrainas pëson një ndërprerje të plotë të energjisë elektrike.

Ndërsa në qytetin e rrethuar lindor të Ukrainës, në Bakhmut banorët po jetojnë në kushte tejet të vështira. Sipas nënkryetarit të kësaj bashkie ka civilë të vrarë dhe të plagosur çdo ditë ndërsa luftimet midis forcave ruse dhe ukrainase u ndezën rreth qytetit.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share