Putin: Nuk është nevoja të takohem me Biden

Pavarësisht nevojës urgjente për zgjidhjen e krizë ukrainase, pasojat e të cilës po ndihen në gjithë globin, liderët e dy prej fuqive më të mëdha të botës Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë nuk kanë ndërmend të takohen në mundësinë më të mirë të radhës, samitin e G20 të Nëntorit në Indonezi.

Për presidentin rus Vladimir Putin nuk është e nevojshme në këtë moment që të takohet me homologun amerikan Xho Bajden. Mes liderëve pjesëmarrës të Konferencës për Ndërveprimin dhe Ndërtimin e Besimit në Azi që po mbahet në Astana, Putin u shpreh i hapur për bisedime paqe në Ukrainë.

Po ashtu, shefi i Kremlinit tha se nuk është më nevoja për sulme me raketa ndaj Ukrainës, çka është interpretuar si shenjë për t’i dhënë mundësi dialogut. Deklarata vjen pas takimit të së enjtes po në Astana me presidentin turk Rexhep Taip Erdoan, ku zyrtarisht nuk u fol për Ukrianën.

Të mërkurën, edhe presidenti amerikan Xho Bajden tha se nuk kishte arsye për një takim kokë më kokë me Putinin, të cilin e akuzon se ka kryer krime lufte në Ukrainë.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share