SHBA dhe Europa janë përgjegjëse për krizën ushqimore
Duke folur nga Forumi Ekonomik ndërkombëtar i Shën PetersBurgut presidenti rus Vladimir Putin u shpreh se në të ardhmen mardhëniet e Rusisë me Ukrainën do të normalizohen. Sipas tij, diçka e tillë do të ndodhë pas mbylljes së “operacionit special ushtarak”.
“Ne besojmë se herët apo vonë situata do të rikthehet në normalitet. Rivendosja e mardhënieve është e pashmangshme. Ne jemi të gatshëm ta bëjmë këtë gjë, pavarësisht ngjarjeve aktuale.”
Vladimir Putin u ndal edhe tek sanksionet e vëna ndaj Rusisë nga vendet perëndimore. Ai tha se ishte e paprecedent mënyra sesi vendet vepruan kundër Rusisë për të shkatërruar ekonominë e saj. Në fjalën e tij Kreu i Kremlinit nuk kurseu as akuzat ndaj SHBA-ve dhe Europës se do të jenë ata të cilët me sanksionet e vëna do të shkaktojnë një krizë ushqimore.
“Bota do të ketë një rediment më të vogël prodhimi në industrinë e ushqimeve. Çmimet do të rriten. Do të ketë kërcënim të urisë dhe e gjitha kjo do të jetë në ndërgjegjen e SHBA-ve dhe burokratëve europianë”
Në fjalën e tij gjatë forumit, Putin riafirmoi vendosshmërinë e tij për të vijuar me pushtimin rus në Ukrainë i cili është tani më në muajin e tij të katërt.
Tv Klan