Putin konfirmon se ka dërguar koka bërthamore në Bjellorusi

Putin ka konfirmuar se Rusia i ka dërguar armë bërthamore Bjellorusisë.

“Kokat e para bërthamore u dorëzuan në territorin e Bjellorusisë… Kjo është pjesa e parë”, tha Putin në një forum vjetor ekonomik, ku mediat e vendeve të tjera, që Rusia i konsideron “jomiqësore”, nuk ishin të akredituara.

Udhëheqësi rus kishte njoftuar planet për të dërguar armë bërthamore taktike – më pak të fuqishme se ato strategjike – në mars.

“Deri në fund të verës, në fund të vitit, ne do të përfundojmë procesin e transferimit të armëve taktike bërthamore në Bjellorusi”, tha Putin.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share