Putin – Jinping do të takohen gjatë kësaj jave, do të diskutojnë për luftën në Ukrainë

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin dhe ai i Kinës Xi Jinping do të takohen gjatë kësaj jave dhe do të diskutojnë për për luftën në Ukrainë dhe tema të tjera ndërkombëtare dhe rajonale.

Lajmi është bërë i ditur nga Kremlini. Dy presidentët do të takohen në Uzbekistan ku do të marrin pjesë në një samit që do të flasë për një “alternativë” ndaj botës perëndimore.

Që nga fillimi i pandemisë, ky do të jetë udhëtimi i parë jashtë shtetit i Presidentit kinez Jinping. Ai filloi sot udhëtimin 3-ditor në Uzbekistan. Më pas do të takohet me Presidentin Putin në samitin e organizuar nga Organizata e Bashkëpunimit të Shangait.

Kremlini zyrtar deklaroi se samiti po zhvillohet në kuadër të ndryshimeve politike në shkallë të gjerë.

Në këtë samit do të jenë të pranishëm edhe liderë të Indisë, Pakistanit, Turqisë dhe Iranit, me të cilët do të zhvillojë takime Presidenti rus Vladimir Putin.

Por Rusia, takimin me Presidentin kinez, e konsideron të një rëndësie të veçantë. /tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share