Kërkon si këmbim lejimin e eksporteve të mallrave ruse
Edhe pse në Korrik u tha se Vladimir Putin do të shkonte në Gusht në Turqi për të diskutuar rinovimin e marrëveshjes së grurit me Rexhep Taip Erdoanin, gjërat ndryshuan. Takimi u shty për në Shtator dhe këtë të hënë, Erdogan shkoi në Rusi për të takuar Vladimir Putinin.
Shefi i Kremlinit e priti në Soçi kreun e shtetit turk, të cilit i shprehu gatishmërinë për një marrëveshje të re, që mundëson eksportin e sigurt të grurit nga Ukraina, që rrezikohet nga raketat ruse të drejtuara ndaj këtij vendi që në Shkurt të 2022-shit.
Putin, megjithatë, ia bëri të qartë homologut turk kushtin se kërkon garanci që në këmbim, të lejohet eksporti i drithit dhe plehërave kimikë nga Rusia, që u bllokuan pas ndalimit që bankat e mëdha perëndimore i bënë transfertave bankare ruse si sanksion për sulmin ndaj Ukrainës. Për presidentin turk, kjo çështje është gjëja më e rëndësishme e kësaj vizite.
Ndërsa për presidentin rus, rëndësi ka edhe përparimi i projektit shpallur vitin e kaluar për shndërrimin e Turqisë në një qendër të shpërndarjes së gazit dhe naftës ruse në Europë dhe përfundimi i centralit bërthamor për energjinë në Akuju të Turqisë, një investim në bashkëpunim me Rusinë.
Tv Klan