Putin e quan Rusinë “qendra e respektuar e politikës botërore”

“Vendi ynë do të vazhdojë të jetë një qendër sovrane dhe e respektuar e politikës botërore”, u tha Vladimir Putin ambasadorëve të rinj në Moskë.

Ai i tha ambasadorit të Bashkimit Evropian se marrëdhëniet kishin “degraduar seriozisht” dhe se blloku kishte nisur një “konfrontim gjeopolitik” me Rusinë.

Putini theksoi se Rusia është e hapur për partneritet konstruktiv me çdo vend dhe nuk do të izolohet, pavarësisht situatës komplekse në botë, shkruan Skynews, përcjell Klankosova.tv

Por shtoi se marrëdhëniet me Uashingtonin ishin në një “krizë të thellë”.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share