Putin e Erdogan së bashku në Iran

Pas 5 muajsh luftë me Ukrainën, presidenti i Rusisë Vladimir Putin udhëtoi drejt Iranit për të marrë pjesë në samitin e të takimit të shtatë trepalësh të formatit të Astanës, kushtuar paqes në Siri.

Drejt Teheranit fillimisht udhëtoi presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, i cili u takua me presidentin e Iranit, Ebrahim Raizi.

Agjencia e lajmeve Reuters bën të ditur se tre vendet po punojnë së bashku për të reduktuar dhunën në Siri pavarësisht se mbështesin palët kundërshtare në luftë. Rusia dhe Irani janë mbështetësit më të fortë të presidentit sirian Bashar al-Assad, ndërsa Turqia mbështet kryengritësit anti-Asad.

Në agjendën e bisedimeve do është edhe çështja e krizës së drithit në Ukrainë. Bisedimet pritet të përqendrohen në propozimin e mbështetur nga Kombet e Bashkuara, që ka për qëllim rikthimin e eksporteve të drithërave ukrainase për të lehtësuar krizën globale ushqimore.

Rusia ka marrë kontrollin e disa prej porteve në Detin e Zi dhe ka bombarduar disa të tjera, përfshirë edhe portin e Odesës, ndërsa Ukraina ka vendosur mina në afërsi të disa porteve, me qëllim që të parandalojë sulmet tokësore ruse.

Negociatorët rusë dhe ukrainas pritet të takohen me diplomatët turq dhe të OKB-së në Stamboll më 20 korrik për të diskutuar për marrëveshjen e mundshme./TvKlan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share