Gjykata Supreme e Spanjës njoftoi se ish-Presidenti i Federatës spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales, është shpallur fajtor për sulm seksual, për shkak se pa pëlqimin e saj kishte puthur futbollisten Xheni Hermoso në ceremoninë përfundimtare të Botërorit për femra në Gusht 2023.
Rubialesi ishte dënuar me të holla mbi 10.000 euro, por ishte liruar nga akuzat për “detyrim”.
Prokurorët kërkuan dënim me burg për Rubialesin, një rast që shkaktoi debate në Spanjë për seksizmin në futbollin e femrave dhe shoqërinë më të gjerë.
“Aktvendimi ia ndalon Rubialesit të afrohet 200 metra afër Hermosos dhe të komunikojë me të për një vit” – thuhet në komunikatën e gjykatës.
47-vjeçari Rubiales ishte akuzuar për sulm seksual për shkak se e kishte puthur në gojë futbollisten Xheni Hermoso.
Ai, gjithashtu, ishte akuzuar bashkë me 3 ish-funksionarë të Federatës së Futbollit, se ka bërë tentative për ta detyruar futbollisten se puthja gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve në Kampionatin Botëror 2023 në Sidnej ka qenë konsensuale.
Rubialesi u dorëhoq nga posti President I Federatës spanjolle të Futbollit në shtator 2023, si dhe nga funksioni Nënpresident I Komitetit Ekzekutiv të UEFA-së.