Një pushues është përleshur me punonjësit e aeroportit dhe ka rrëzuar aksidentalisht të dashurën e tij gjatë sherrit. Ngjarja ka ndodhur në aeroportin e Bristolit në mes të këtij muaji, më 17 Qershor ndërsa së fundmi është shpërndarë dhe bërë mjaft viral në rrjetet sociale.
Policia ka konfirmuar se një burrë 39 vjeç dhe një grua 37 vjeç, janë arrestuar nën dyshimin për sulm. Pasagjerët e tmerruar ndoqën sherrin teksa prisnin të hipnin në një fluturim për në Alicante, Spanjë.
Thirrjet e urgjencës u bënë rreth orës 21:30, ndërkohë që policia konfirmoi se 2 persona u ndaluan të hipnin në një avion për shkak se ishin të dehur.
Ngjarja nisi kur e dashura e 39-vjeçarit të arrestuar ngre krahët dhe i bërtet punonjësit të aeroportit. Më pas, partneri i saj sulmon punonjësin, ndërsa aksidentalisht rrëzon 37-vjeçaren./tvklan.al