Puntorët NP “Parqe dhe Gjelbërime”, dy muaj pa paga/ NP “Parqe dhe Gjelbërime” heshtë, puntorët kërkojnë zgjidhje

PUNTORËT E NP”PARQE DHE GJELBËRIME”, DY MUAJ PA PAGA

Punojm sikur te jemi Kryqi i Kuq, kështu thonë puntorët e NP” Parqe dhe Gjelbërime”, të cilët sot para kamerave te TV Klan, shprehen revolten e tyre, e gjithë kjo pasiqë plotë dy muaj nuk moren pagat e tyre.

Sevdail Gjureci thotë që janë Në krye të detyrës prej në mengjesë, ka raste që kanë punuar edhe pas orarit të punës, por sërisht nuk ju është bërë asnjë pagesë shtesë.

“Jemi të rregulltë në punë ne këtu kemi marrë vendim edhe punojm vijm edhe jasht orarit të punës kur jemi kujdestar por rroga nuk ka. Ne në këtë të nxehtë nuk punojm për kryqin e kuq. Jemi me fëmij jemi me familje. Që dy muaj rroga nuk kemi I 29, ka hyrë edhe rroga e dytë e para as nuk bisedohet”, tha Sevdail Gjureci, puntor.

Puntorët e kësaj ndërrmarje veç kësaj thonë që edhe kushtet të cilat ju janë ofruar janë të mjerueshme, e pamvarësisht që ankesat e tyre i drejtuan tek drejtoret atyre asnjiherë nuk ju është dhënë zgjidhje.

“Me tre sharra pesë mashinista me dy kamiona nënët veta hypim në kamion. Shiko na kanë sjellur me pllastika ku të hype në dru pa siguriim pa asgjë”.

Televizoni Klan Maqedoni drejtoj pyetje me shkrim në këtë ndërrmarje por u bënë disa orë nuk morrem përgjigje.

“Pas pyetjeve me shkrim drejtuar kësaj Ndërrmarje Publike kemi ardhur eedhe këtu për të takaur drejtorin por siç na u tha pak më herët drejtori as nuk është këtu por edhe për të takaur duhet bërë termin disa ditë më herët”.

“Së pari duhet leje nga administrata, edhe pastaj takim, pra mundet të mërkuren.

A duhet të presim deri të mërkuren? Po.

Puntori Sevdail Gjureci ka një mesazhë.

“Qeveritarëve ju falemenderoj shumë që shumë janë duke na përkrahur sepse startin ja kanë nisur prej zero për vete kanë bërë rroga 2.500 euro për neve 25.000 rrogë edhe ato nuk na e japin. Vetem le të kujtojnë se edhe ato kanë fëmijë. Merni masa mos na e ndalni kafshatën e gojës”,tha Gjureci.

Problemi me pagat ka filluar të paraqitet dy muajt e fundit ku pa paga kanë ngelur rreth 800 punëtor të kësaj ndërmarrje./tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share