KËRKOJNË TË MERREN PARASYSH KËRKESAT PËR RRITJE TË PAGAVE
Me kyçjen e sirenave të autoambulancave, nëpër shumë qytete të vendit është mbështetur protesta e punonjësve shëndetësor për rritjen e pagave për 30%, marrëveshje të re kolektive, stazh me benefite, rritja e shtesës për infektime nga 1 në 4% dhe transformimit të marrëveshjeve të punonjësve shëndetësor dhe për personelin administrative-teknik.
Gjatë pushimit nga ora 10.30 deri 11.00, punonjësit në shëndetësi dolën para institucioneve shëndetësore për ta shprehur revoltën, sic thanë, nga sjellja injoruese e kompetentëve.
Nga Sindikata e Pavarur e punonjësve shëndetësor, që organizoi protestën, kanë thënë se protestat do të vazhdojnë.
Punonjësit shëndetësor dhe personeli administrativo-teknik nuk janë të kënaqur me rritjen prej 10% të pagave dhe insistojnë që Ministria e Shëndetësisë, zyrtarisht t`u përgjigjet kërkesave të tyre, që janë dorëzuar në fillim të këtij muaji, për të cilët, sic thonë, ende nuk kanë përgjigje. /KlanMacedonia/