SINDIKATA: PAGAT E ULTA, ARSYEJA E LARGIMIT NGA VENDI
Organizata Sindikale nis aktivitete të grevës nëse autoritetet nuk I përmbushin kërkesat e tyre. Bëhet fjalë për harmonizimin e pagave të punonjësve në Fondin për Sigurim Shëndetësor konform pagave në adiministratën e Qendrës Klinike dhe Spitalit Klinik. Afati sipas tyre është deri në përfundimin e nëntorit.
Gjithashtu kërkohet të formohet Komisioni për Marrëveshjen Kolektive dhe të miratohet deri në përfundim të këtij viti kalendarik.
Punonjësit në Fondin për Sigurim Shëndetësor kërkojnë shkarkimin e Drejtorit të sekorit të financave.
Sipas tyre pagat në FSHS janë më të ulta nga të gjitha organet e administratës shëndetësore që ka ndikuar në largimin e punonjësve nga vendi.
“Punonjësit e FSSH-së kanë paga më të ulta nga të gjitha organet e administratës shtetërore. Më shumë se 50 përqind e të punësuarve nuk mund të arrinjë shportën minimale sindikaliste e cila tani arrinë në 48.389 denarë. Shembull farmacistët, mjekët, stomatologët, paga e tyre arrinë 27.000 denarë, kjo situatë kontribuon në largimin nga vendi i punës” – tha Trpe Deanovski, organizata sindikale.
Sindikata e punonjësve të administratës, organeve të jurisprudencës dhe shoqatave qytetare, pas dy takimeve me zyrtarë të Qeverisë, këtë javë protestuan para Qeverisë duke kërkuar rritjen e pagave. Ata paralajmëruan vazhdimin e grevës, për shkak se, sic thanë, Qeveria vazhdon t`i injorojë kërkesat e tyre. /KlanMacedonia/