Punonjësit e ministrive nga sot në protestë/ Kërkohet rritje e pagave prej 30%

Nga sot rreth 4000 punonjës nëpër ministri dhe institucione tjera të sektorit publik, filluan protestat përpara selive të ministrive, kërkesa e tyre njëzëri ishte që në rend  dite të seancës së qeverisë të futet një pike e cila do të gjejë mënyren për të siguruar mjete nga Buxheti për zgjidhjen e këtij problemi të kahmotëshem,

Trpe Deanoski, kryetar i AOGJSH-së, thotë se që nga zgjedhja e qeverisë së re kanë pasur takime me të gjithë ministrat, nga ku kanë përgaditur edhe marrveshje kolektive, e cila më pas është dërguar edhe në Ministrin e Financave para miratimit të buxhetit të viti 2025, por e  njejta nuk ka miratuar mjete për nënshkrimin e tyre.

“Në periudhën e kaluar që nga zgjedhja e Qeverisë së re kemi pasur takime pothuajse me të gjithë ministrat dhe përmes negociatave me ta kemi përgatitur bashkërisht një Projekt-Marrëveshje Kolektive, e cila më pas është dërguar në Ministrinë e Financave me mbështetjen e ministrave. Këto Projekt-Marrëveshje Kolektive janë dorëzuar në Ministrinë e Financave para miratimit të Buxhetit të vitit 2025. Ministria e Financave nuk ka miratuar mjete për nënshkrimin e tyre. Nga 25.010,00 denarë paga e punëtorëve në institucionet që protestojnë sot. Paga mesatare në këto institucione është rreth 29.000,00 denarë, ndërsa paga mesatare e paguar në nivel shtetëror është 42.124,00 denarë” – tha Trpe Deanovski.

Ndërkohë Branko Kostovski, nga organizata sindikale në Ministrinë e Kulturës dhe Turizimit, deklaroj që pagat e 70 përqind të të punësuarve në ministri janë nën pagen mesatare dhe se diferenca me pagat e të punësuarve në të njejtat pozita në organet shtetërore është 30 përqind.

“Dua t’ju informoj se pagat e 70% të të punësuarve në ministri janë nën pagën mesatare në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe diferenca me pagat e të punësuarve në të njëjtat pozita në organet shtetërore që kanë marrë shtesën e pagës bazë është 30%. Organizata sindikaliste pranë Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit më shumë se dy vite më parë përgatiti një projekt-tekst të një marrëveshjeje kolektive, ku parashikohet një rritje objektive dhe korrekte e pagave të punonjësve, në masën 30%. Kërkojmë nga Ministria e Financave, Qeveria dhe Kryeministri që të mos lejojnë trajtim të pabarabartë të punonjësve në organet shtetërore” – tha Branko Kostovski.

Nga Sindikatat thonë se Shtesa prej 30% që kërkojnë do të thotë se punëtorët do të kenë rritje të pagave prej 6000 denarë, por përkundër kësaj, të gjithë të punësuarit sërish do të jenë nën pagën mesatare të shtetit. Ata njoftuan se protestat do të vazhdojnë gjatë kësaj jave çdo ditë nga ora 11:00, ndërsa të premten punonjësit e ministrive do të protestojnë para Ministrisë së Financave nga ora 11:00. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share