OSMANI: POLITIKANËT TË FUNDIT NË LISTË PËR RRITJE TË PAGAVE
Punonjësit në institucionet kulturore vijuan edhe sot protestat para Qevrisë për paga më larta. Kërkuan që autoritetet ti pranojnë në takim për zgjidhjen e çështjes së tyre, ndërsa akuzuan funksionarët që kujdesen vetëm për pagat e tyre.
“Nëse funksionarët përfitojnë rritje rroge prej 78%, për ne mund të rritet të paktën 30%…. Kemi mbetur një vend ku duket qartë se punëdhënësi ynë, Qeveria dhe ministritë, nuk kujdesen për punonjësit por vetëm për xhepat e tyre. Ne përfituam bukë prej 33 denarë, ndërsa ministrat kanë marrë 1800 euro page me të cilën mund të blejnë çfarë të duan” – tha Trpe Danoski, përfaqësues i sindikatës pranë Ministrisë së Kulturës.
E rritja e pagave duhet të jetë edhe për politikanët pasi edhe ato pagën e kanë të vetmin burim financimi thotë Ministri I Jashtëm, Bujar Osamni, por kjo sipas tij duhet të jetë e fundit në listë.
”Nga aspekti praktik çdo politkan që thotë se nuk e ka me rëndësi pagën, përcjell mesazh të keq sepse me gjasë ka burime tjera e unë nuk kam burime të tjera të jetesës përveç kësaj page. Kështu që dua që secili të ketë mundësi më të mirë. Në aspektin etik, mendoj se politikanët duhet të jenë të fundit në listën që duhet të rritet paga. Po duhet tu rriten sepse pagat janë skandaloze mirëpo të jenë të fundit në listë” – tha Bujar Osmani.
Sipas Osmanit rritja e pagave edhe për politikanët do të kontribuojë edhe në luftimin e korrupsionit, por edhe në tërheqjen e kudarove cilësore drejt politikës. /KlanMacedonia/