Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti në takimin e sotëm me qytetarë të komunës së Jegunovcës ka bërë thirrje për pajtim dhe bashkim mes shqiptarëve mes veti, por edhe me maqedonasit dhe të tjerët, për të luftuar, siç thotë ai, të keqen. Sipas tij, e kaluar nuk shërben, por nuk duhet të harrohet. Siç përcjell KlanM, Ahmeti nga Shemshova bëri thirrje për politikanët, shqiptarë e maqedonas, por edhe më gjerë në rajon, për ta tejkaluar vetveten
“Ne popujt e Ballkanit, nuk arrijmë të gjejmë një gjuhë dhe të ndërtojmë një strategji se si ta bëjmë pajtimin sepse e kaluara e jonë është e dhimbshme dhe këtë ne politikanët s’arrjmë ta bëjmë. A e dini kush e bën? Grupet e kriminalizuara. Bullgarë, maqedonas, shqiptarë, serbë, malazezë. Të gjithë bashkë, janë tok, gjejnë gjuhë të përbashkët për të bërë të këqija dhe politikanët në rajonin e ballkanit Perëndimor nuk e tejkalojnë veten, por herë pas here kthejnë kokën pas”, tha mes tjerash Ahmeti, përcjell Klan Macedonia.
Pjesë nga deklarata e Ahmetit në videon më poshtë!