Punësimi i familjarëve të ministrit Boçvarski, reagon VMRO-DPMNE

Partia opozitare në vend VMRO-DPMNE akuzon ministrin e transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski për punësimin e gruas dhe kunatën e tij në spitalin e Shtipit, temë të cilën e ka trajtuar më herët edhe tv KlanM.

https://tvklan.mk/ministri-puneson-bashkeshorten-dhe-kunaten-video/

https://tvklan.mk/punesimi-i-familjareve-te-ministrit-bocvarski/

Nga VMRO-DPMNE pyesin se si është e mundshme që të punësohet Marinela Serafimova Boçvarska dhe motra e saj Martina Serafimova në këtë spital menjëherë pas diplomiimit pra pas më pak se tre muaj përvojë pune në një institucion privat shëndetësor.

Nga atje pyesin:

A është e vërtetë se gruaja e Boçvarskit dhe motra e saj janë të punësuar si mjeke të përgjithshme në departamentet e specializuara të Mjekësisë Interne dhe Pediatrisë në Spitalin Klinik të Shtipit, me lejen e drejtorit të spitalit, Alen Gjorjiev?

A është e vërtetë që gruaja e Boçvarskit dhe motra e saj janë të punësuar në të njëjtën ditë në spitalin e Shtipit pa shpallje nga spitali?

A është e vërtetë se gruaja e Boçvarskit dhe motra e saj nuk kanë pasur gjashtë muaj përvojë pune në një institucion privat para se të punësohen në spitalin e Shtipit pa shpallje?

A është e vërtetë që Bllagoj Boçvarski ka keqpërdorur detyrën e tij si ministër për të punësuar gruan dhe kunatën e tij në spitalin e Shtipit pa pasur shpallje për punësim?

Dhe së fundi, a është e mundur që gruaja e Boçvarskit mund të marrë pushim vjetor në gusht pa gjashtë muaj përvojë pune, e cila është punësuar në qershor?

Nga VMRO kërkojnë dorëheqje, përgjegjësi dhe zgjedhje të parakohshme./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share