Puna e parë e dhëndrit të ministrit – Shef kabineti!


Azir Aliu: Nuk ka nepozitëm, kam të drejtë të zgjedh kabinetin

Podcasti që duhej të ishte informativ për transformimin digjital që po e planifikon Ministri Azir Aliu, doli të jetë më informativ për relacionet familjare në kabinetin e tij, njofton KlanM.

Ministri: Dritanin e kemi ai që na thotë; Këtë mundet, këtë jo në bazë të këtij ligji.
Shefi i kabinetit: Po, për të vetmin qëllim që ta mbrojmë ministrin dhe të ecim përpara.
Ministri: Ka edhe një qëllim tjetër, e kam dhëndër dhe nuk ka çfarë të bëjë. Duhet të më mbrojë

Madje dhëndri i Ministrit pranon se në administratë publike e ka më të lehtë.

Ministri: Driton ti erdhe për herë të parë në pozicion kaq të madh siç Ministria për shoqëri informatike dhe administratë!
Shefi i kabinetit: Në sektorin privat të gjithë e dimë se punohet më shumë dhe ka më shumë përkushtim.

E sot, Ministri Aliu, siç percjell KlanM, as nuk mundohej që të arsyetojë punësimin e tij.

Gazetarja: A është e vërtetë se dhëndrin e keni shef kabinetin tuaj?
Ministri: Po e vërtetë është.
Gazetarja: A është puna e tij e parë që e bën si shef kabineti?
Ministri: Po.
Gazetarët: Atëherë a ka nepozitëm? A është dhëndri nepozitëm apo nuk e llogarisni si familjarë?
Ministri: Jo, mund të nisni procedurë dhe do e shihni.

E vetmja gjë pozitive që doli nga podcasti i Ministrit është fakti se ai ka qenë pa pagesë dhe lavdëratat që ia thurën njëri-tjetrit anëtarët e kabinetit dhe ministri.

Ministri: Sinqerisht më dhimbsesh nga aktivitetet që i kemi.
Anëtarja e kabinetit: Nuk më dhimbset vetja sa që si ekip por edhe ju si ministër keni një agjendë super-të ngjeshur. Dhe nuk e di si ia dilni nga 7 e mëngjesit. /KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share