Ylli i Manchester Cityt, Rodri është parë duke festuar suksesin e tij të Topit të Artë në një restorant të hënën mbrëma.
Mesfushori spanjoll – jashtë sezonit me një lëndim të rëndë në gju – u bë lojtari i parë i Ligës Premier që fiton çmimin që nga Cristiano Ronaldo në 2008.
Mesfushori 28-vjeçar ndihmoi Cityn për titullin e katërt radhazi të ligës këtë vit dhe ishte një anëtar integral i ekipit fitues të Kampionatit Evropian të Spanjës. Rodri ka humbur vetëm një ndeshje klubi në 18 muaj.
Pati polemika atë natë pasi lojtari i Real Madridit, Vinicius Jr, refuzoi të merrte pjesë në ceremoni pasi u injorua- por kjo nuk e zbuti shpirtin e Rodrit.
Menjëherë pasi ai fitoi çmimin, në rrjetet sociale u shfaq një video që tregonte 28-vjeçarin duke festuar egërsisht arritjen e tij në një restorant
Videoja, e postuar në llogarinë X të Manchester Cityt, tregoi Rodri ulur në një restorant – përkrah shokut të skuadrës Ruben Dias – duke kënduar, por që për një moment sipas El Chiringuito – dyshja thumbojnë Viniciusin.
“Vinicius ciao, ciao, ciao” – dyshohet se këndojnë yjet e Manchester Cityt, me klubin anglez që më pas ka fshirë videon nga llogaritë e tyre zyrtare. /Telegrafi/