Publikohet foto e dhomës ku flinte 22-vjeçarja keniane në Tiranë që u gjet e masakruar

Publikohet foto e dhomës ku flinte 22-vjeçarja keniane në Tiranë që u gjet e masakruar

Një 22-vjeçare nga Kenia që kishte ardhur të punonte në Tiranë në një kazino, u gjet e masakruar e hedhur në mes të rrugës në muajin Gusht 2022. Sot ajo është në gjendje kome në Spitalin e Traumës, ndërsa Policia e Tiranës reagoi për ngjarje rreth 3 muaj më vonë.

Emisioni Opinion në Tv Klan ka publikuar edhe foton e dhomës së hostelit ku qëndronte 22-vjeçarja në Tiranë.

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në studio, tha se hetuesit kanë dyshime që në dhomë të kenë qenë edhe persona të tjerë. Ndërkohë që, sipas Lalës, një element tjetër është fakti se dritaret e dhomës kanë qenë të mbyllura ndërsa dera e hapur.

Këtë fakt e evidentoi edhe gazetari Eni Ferhati, i cili i ftuar në studio deklaroi: “Verpimet e para që janë ndjekur nga një prokuror i çështjes lënë për të dëshiruar. Ngjarja ndodhi në 3 të mëngjesit. Deri në 3:25 vajza ka komunikime me nënën të cilën e informon që është ushqyer dhe do shtrihej. Para 2 ditësh është vendosur që t’i merret dhe një mostër për t’i bërë analizë ADN pasi është gjetur shishe konjak në dhomë për të provuar nëse ka konsumuar alkool apo ka pasur persona të tjerë në dhomë. Hosteli nuk ka patur pamje filmike, i ka vendosur kamerat pasi ka ndodhur ngjarja. Është me dyshim fakti që dera e dhomës është gjetur e hapur. Janë rreth 20 persona që janë marrë në pyetje edhe personi që vajza i ankohej të ëmës se e përndiqte, i cili ka mohuar çdo përfshirje në ngjarje”. /tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share