Avionët rusë i lëshojnë dronit amerikan, tym të dendur karburanti
Ky filmim ka fiksuar momentet e incidentit të së martës mbi Detin e Zi ku avionët luftarakë rusë rrëzuan një dron ushtarak amerikan. Pentagoi publikoi filmimin që u krye nga droni amerikan para se të rrëzohej dhe ku duken qartë momentet kur njëri nga avionët rusë Sukoi-29 i fluturon shumë pranë dhe i lëshon tymin e dendur të karburantit, çka sipas amerikanëve e bëri atë të pakomandueshëm.
Uashingtoni thotë se avioni rus kreu manovër të qëllimshme për ta rrëzuar dronin amerikan. Ndërsa Moska pretendon se ishte droni amerikan që kreu një manovër të gabuar që e afroi shumë në trajektoren e lëvizjes së avionit rus.
Vetëm nxjerrja e dronit nga thellësitë e Detit të Zi, çka për momentin duket e pamundur, mund të zbulojë më tepër detaje mbi shkaqet e vërteta të rënies. Moska thotë se avionët rusë nuk kanë bërë veprime të qëllimshme.
Edhe Departamenti Amerikan i Shtetit nuk e përjashtoi të mërkurën këtë mundësi. Gjithsesi, ky është incidenti më i rëndë ku përfshihen Shtetet e Bashkuara dhe Rusia, që prej nisjes së sulmit rus në Ukrainë./Tv Klan