Raporti: Shaban Sinani – Pragë, Çeki
Rruga e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut për të arritur në “Euro 2024” duhet të kalojë nga Praga, aty ku sot zhvillohet ndeshja e raundit të gjashtë në grupin C, të eliminatoreve kundër Ukrainës.
Aktualisht në Grupin C, kryeson Anglia me 13 pikë, para Italisë, Ukrainës, Maqedonisë së Veriut që kanë nga 7 pikë dhe Maltës me 0 pikë.
Duke u bazuar në situatën aktuale dhe në orarin e ndeshjeve deri në fund të kualifikimeve ndeshjet që duhet zhvilluar, takimi i sotëm për të dyja kombëtaret është vendimtare.
Për të përkrahur reprezentacionin e Maqedonisë së Veriut në Pragë kanë udhëtuar afro 1000 tifozë.
Stadiumi “Epet Arena” në Pragë Republika Çeke
Shikues; 13000
Referi – Sllavko Vinçiq – Slloveni
UKRAINA: Bushchan, Riznyk, Mykhaylichenko, Svatok, Sydorchuk, Malinovsky, Yeremchuk, Buyalskyl, Nazaryano, Pikhalonok, Vanat, Karavaiev
Seleksionuesi: Sergiy Rebrov
MAQEDONIA E VERIUT: Dimitriovski, Musliu, Manev, Serafimov, Alioski, Ashkovski, Atanasov, Elezi, Bardhi, Elmas , Miovski
Seleksionuesi: Bllagoja Milevski