Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, prezantoi të dielën imazhet e një droni Bayraktar, në bishtin dyfaqësh të të cilit është i vendosur flamuri i Republikës.
Ky është tregues se vendi tashmë posedon 6 dronë TB-2, që i bleu nga kompania turke Baykar.
Sipas kreut të Qeverisë, që publikon fotografitë e fluturakes luftarake më shumë se 2 muaj që kur ato zbarkuan në Kosovë, Kosova është më e sigurt përveçse gjithnjë krenare.
Të domosdoshëm për mbrojtjen e vendit i ka cilësuar Bayraktarët edhe ministri Armend Mehaj i cili shkroi se armët e reja sigurojnë që FSK-ja të bëhet e pathyeshme e garantuese e paqes
Lloji i dronëve inteligjentë që posedon Kosova, TB-2, përveç që shërbejnë për vëzhgim dhe zbulim janë edhe sulmues, me rreze të gjatë veprimi.
Armët që kanë qëndrueshmëri të gjatë në lartësi të mesme mund të fluturojnë deri në 27 orë e rreth 7600 m lartësi.
Siç merr vesh Klani, çështja e fluturimit të tyre tashmë është koordinuar dhe rregulluar edhe me KFOR-in si autoritet dhe menaxhues primar i hapësirës ajrore të Kosovës.
Pajisjet që me gjithët sistemin e komandës dhe kontrollit nga toka, i kushtuan shtetit mbi 80 milion euro, janë testuar nga stafi i trajnuar për përdorimin e tyre.