Egjipti planifikonte t’i dërgonte Rusisë fshehurazi 40,000 raketa”
Pas publikimit të dokumenteve sekrete të Pentagonit është zbuluar se Egjipti do t’i dërgonte Rusisë fshehurazi 40,000 raketa, edhe pse është vend aleat me Uashingtonin. Ndërkohë, sekretari i mbrojtjes Lloyd Austin ka ngritur një grup pune për këtë cështje.
Detaje të reja po dalin në dritë pas publikimit te dokumenteve sekrete të Pentagonit.
Sipas gazetës “The Uashington Post”, Egjipti kishte planifikuar dërgimin e 40,000 raketave fshehurazi në Rusi. Presidenti Abdel Fattah El-Sisi urdhëroi prodhimin dhe transportin e armëve, pavarësisht se është një nga aleatët më të afërt të Uashingtonit në Lindjen e Mesme.
Lideri egjiptian mësohet se u ka thënë zyrtarëve që të mbanin sekret kete ndihme per Rusine qe shmangnin problemet me Perëndimin”.
Për të vlerësuar shkallën e informacionit të rrjedhur dhe për të shqyrtuar se kush kishte akses në të sekretari amerikan Lloid Austin ka ngritur një grup pune.
Ndërkohë, CNN ka shqyrtuar 53 dokumente të zbuluara të cilat përmbajnë një gamë informacionesh se si SHBA spiunon vendet aleate dhe ato kundërshtare. Këto dokumenta përmbajnë të dhëna sekrete për luftën që Rusia po bën në Ukrainë. Ndërsa një dokument tjetër thote se Uashingtoni ka spiunuar edhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.
Zbulimi i këtyre informacioneve sensitive sipas eksperëtve përfaqëson shkeljen më të rëndë të sigurisë kombëtare të Uashingtonit në shumë vite.
“Kjo është hera e pestë në histori që ka një rrjedhje të tillë të informacioneve të ndjeshme.Por kjo me siguri është një nga rastet më të rënda deri më tani”,tha Johns Hopkins.
Në Shtëpinë e Bardhë, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, u tha gazetarëve se ka ende shumë enigma për nxjerrjen e materialeve.
“Nuk dimë se kush është pas kësaj. Nuk dimë motivin. Dhe nuk dimë çfarë ka tjetër që qarkullon”,tha John Kirby.
Sakaq, Departamenti i Mbrojtjes dhe Departamenti i Drejtësisë kanë ngritur një hetim për këtë cështje.
Përgatiti: Xhuana Lika