Prokuroria Themelore Publike ka njoftuar sonte se policia në koordinim me prokurorin publik po punon për zbulimin e autorit të vrasjes së mjekut 67-vjeçar kufoma e të cilit u gjet në lagjen Zhelezara.
“MPB po punon për zbulimin e autorit, në koordinim me prokurorin publik. Priten edhe gjetjet e autopsisë”, thone nga Prokuroria Publike.