OJQ, POLICIA FINANCIARE, AVOKATË, KANË ALARMUAR PËR MERKON
Gjashtë kallëzime penale janë dorëzuar në Prokurorinë Themelore Publike kundër Kryetarit të Komunës së Strugës, Ramiz Merko, njofton KlanM.
Në komunikatën e Prokurorisë thuhet se po veprohet sipas të gjitha kallëzimeve dhe se procedurat janë në faza të ndryshme.
Komentet e Prokurorisë, sic njofton KlanM, vijnë pas njoftimit të Departamentit Amerikan të Shtetit ku Kryebashkiaku i Strugës, Ramiz Merko dhe familja e tij e ngushtë janë vënë në “listën e zezë” të SHBA-së, për shkak të korrupsionit dhe implikimit në lëndët gjyqësore.
“Prokuroria urgjentisht, për secilën lëndë do ta shqyrtojë ligjshmërinë dhe azhuritetin në procedurë dhe ndikimin eventual në procedurat e lëndëve. Për të gjithë prokurorët për të cilët do të konstatohet se kanë vepruar në mënyrë jo profesionale dhe kanë rënë nën ndikim do të ngritet procedurë për përgjegjësi” – thonë nga PTHP.
Lënda më e madhe, sipas së cilës vepron Prokuroria, sic njofton KlanM, është kallëzimi penal nga Drejtoria e Policisë Financiare që ka të bëjë me keqpërdorimin e detyrës zyrtare me shkaktimin e dëmit serioz të buxhetit gjatë furnizimit publik.
“Prokurori që vepron në këtë lëndë ka dhënë Urdhër për ekspertizë të Byrosë për ekspertizë gjyqësore, pas tri gjetjeve të dorëzuara, është kërkuar plotësimi i ekspertizës. Prokurori ende është në pritje të procedurës sipas Urdhërit të shkurtit 2020” – thonë nga PTHP.
Një grup avokatësh, sic percjell KlanM, kanë dorëzuart kallëzim penal kundër Merkos në Prokurorinë për Luftë kundër krimit të organizuar lidhur me angazhimin për shërbime avokature në Komunë. Nga Prokuroria thonë se lënda është në procedurë parahetimore.
Kundër Kryetarit të Komunës së Strugës është dorëzuar kallëzim penal edhe për mashtrim dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare lidhur me lëndën për eksproprijimin e tokës në Strugë.
Një Shoqatë civile në prill të këtij viti, sic percjell KlanM, ka dorëzuar kallëzim penal kundër Merkos për keqpërdorim të detyrës zyrtare, pas cka Prokuroria e Strugës po i vërteton provat. Në mënyrë plotësuese kundër Merkos janë dorëzuar edhe dy kallëzime tjera nga qytetarët, ku janë në procedurë parahetimore, por nga Prokuroria nuk japin më shumë detaje. /KlanMacedonia/