Pas akuzave nga kryeministri Mickoski se Koceski nuk e bënë punën siç duhet, ky i fundit nga dita e sotme në aksion obligon të gjithë prokurorët që urgjendtishtë të të punohen rastet për vepra penale në fushën e korrupsionit.
Koceski ndryshon qasje kërkon llogari ndaj prokurorëve. Në një komuniikat për media Prokuroria Publike njofton se prokurori publik i shtetit Ljupço Kocevski kërkesta e pushtetit I ka merr seriozisht dhe pr këtë ka rritur aktivitetin e të gjitha organeve hetimore, e veçanërisht të Prokurorisë Publike në luftën kundër korrupsionit.
PROKURORIA THEMELORE PUBLIKE
“Prokurori publik i Maqedonisë së Veriut ka lëshuar një udhëzim obligativ me të cilin, me qëllim të mbrojtjes së interesit publik dhe për zbulimin dhe ndjekjen më efektive të krimeve dhe autorëve të tyre, kërkohet që të gjithë prokurorët publikë menjëherë t’i japin përparësi në trajtimin e çështjet penale në fushën e korrupsionit që janë me interes të veçantë publik.”
Nëse pas urdhrave dhe kërkesave të nxjerra, brenda afatit të përcaktuar ligjor nuk është marrë përgjigje apo të dhëna përkatëse nga institucionet dhe autoritetet kompetente, menjëherë do të dërgohen veprime urgjente.
“Prokurorët themelorë publikë të prokurorive publike themelore janë të obliguar që në afat prej 10 ditësh pune pas miratimit të Udhëzimit, të mbajnë kolegjiumin e ekspertëve me të gjithë prokurorët publikë në prokuroritë publike themelore, në të cilin do të shqyrtojnë fushëveprimin e punës së Prokurorisë në lidhje me rastet në fushën e korrupsionit sipas numrit të rasteve, kërkuesve, veprimeve të ndërmarra dhe urdhrave të lëshuara.”, njoftojnë nga PTHP.
Për të gjitha këto aktivitete, nga Prokuroria tnjoftojnë se do t’i dërgohen raportet Prokurorit Publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe nëse konstatohet zvarritje e paarsyeshme e procedurës, do të bëhet mbikëqyrje e jashtëzakonshme mbi veprimet e prokurorëve publikë përkatës. /tvklan.mk