Ylli argjentinas Lionel Messi është pezulluar për 2 javë nga ekipi i tij PSG pasi udhëtoi pa leje në Arabinë Saudite.
Sipas vendimit të klubit, Messi nuk do të stërvitet me skuadrën dhe as do të luajë gjatë periudhës së pezullimit.
BBC raporton se Messi kishte kërkuar leje PSG-së për të udhëtuar në Arabinë Saudite, por i ishte refuzuar. Arsyeja e vizitës për punë. Kjo për shkak se Messi është ambasador i turizmit për Arabinë Saudite.
Kontrata 2-vjeçare e Messit me PSG skadon këtë verë. /tvklan.al