PSG nën hetim për Topin e Artë

Ndikoi që ta merrte Messi në 2021

Paris Saint Germain është nën hetim prej nëntorit të kaluar, padi dyshohet se ka ndikuar për t’i akorduar Topin e Artë, Lionel Messi në vitin 2021.

Mediat franceze shkruajnë se ish-drejtori i revistës “France Football”, Pascal Ferre, aktualisht pjesë e PSG, ka marrë dhurata nga klubi parisien si bileta në tribunë VIP të stadiumit “Parc des Princes” e deri udhëtime në Katar.

Gjithçka sipas mediave franceze është realizuar nga drejtori i komunikimit në atë kohë te Paris Saint Germain, Jean-Martial Ribes. Ai dyshohet se ka lobuar në favor të Messi, duke dhënë bileta falas edhe për gazetarë, politikanë apo artistë.

Akuza e ngritur është korrupsion dhe përfitim nga influenca. Lionel Messi u shpall fitues në vitin 2021 me 33 pikë më shumë se Robert Lewandowski. Kjo ishte hera e shtatë që Messi merrte vlerësimin individual më të lakmuar në botë për një futbollist.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share