PSG kërkon me ngulm “yllin” gjeorgjian Khvicha Kvaratskhelia

Khvicha Kvaratskhelia, një prej “yjeve” të skuadrës së Napoli, mund të nisë një aventurë të re gjatë merkatos verore. Sulmuesi gjeorgjian ka pranuar ofertën e Paris Saint-Germain dhe është gati të marrë trashëgiminë e Kylian Mbappe te kryeqytetasit francezë.

Sipas raportimeve të prestigjiozes franceze “L’Equipe”, Kvaratskhelia është gati të transferohet menjëherë në Francë. Megjithatë, akordi mes dy klubeve nuk do të jetë i lehtë për t’u gjetur.

Napoli pretendojnë deri në 130 milionë euro në rast largimi të tij, ndërsa francezët nuk shkojnë përtej 60 milionëve. Për të arritur një zgjidhje, lojtari vetë mund të luajë një rol të rëndësishëm në negociata.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share