Achraf Hakimi mund të largohet nga Paris Saint-Germaini pas përfundimit të sezonit aktual.
Hakimi tani po e kalon sezonin e tij të dytë në PSG. Nevoja për t’u përshtatur në Ligue 1, si dhe një sistem taktik i papërshtatshëm nën drejtimin e Mauricio Pocchetino sezonin e kaluar, u cituan si arsyet për një sezon të parë dërrmues në “Parc des Princes”.
Fillimi i sezonit të tij të dytë ishte jashtëzakonisht pozitiv, por parisienët nuk e kanë parë të njëjtin lojtar që nga fundi i Kupës së Botës “Katar 2022”.
Kartoni i tij i kuq ndaj Lorient dy javë më parë thuhet se “irritoi” stafin e PSG-së dhe provokoi kritika të brendshme.
Hakimi ka qenë gjithashtu i zhytur në vështirësi jashtë fushës që nga fillimi i vitit, pasi u divorci nga gruaja e tij përkoi me një hetim mbi akuzat për përdhunim.
24-vjeçari është i lidhur me një rikthim te Real Madridi.
Reprezentuesi i Marokut me kampionët e Francës ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2026.