Pse Shakira vendosi të hakmerrej ndaj ish-vjehrrës

Nëna dhe partnerja e ish-partnerit të saj Gerard Pique i kanë vënë nofkën ‘shtrigë’ artistes

Këngëtarja Shakira u vu në qendër të vëmendjes së mediave të huaja për vendosjen e një kukulle shtrige në ballkonin e saj, përballë shtëpisë ku jeton ish-vjehrra e saj.

Konkretisht e përditshmja spanjolle Marca, bën me dije se  nëna e ish-partnerit të saj Gerard Pique-s dhe partnerja e tij aktuale Clara Chia Marti i kanë vënë nofkën Shakirës “shtriga”.

Artistja kolumbiane, e cila u informua për pseudonimin nga fëmijët e saj, vendosi të përgjigjet duke vendosur objektin specifik në ballkonin e saj, duke u treguar të dyja  grave se ajo është në dijeni për epitetin e vënë.

Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që Shakira përfshihet në një mosmarrëveshje me familjen e ish-partnerit të saj. Në fakt mes fqinjëve ka pasur jo pak probleme, si muzika e lartë dhe gardhi që është ngritur mes pronave.

Teksa arsyet pas grindjes familjare të Shakirës dhe Pique janë të paqarta, është  tashmë e qartë se tensionet  mes tyre janë të larta.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share