Ka një arsye pse hashtagu #journaling ka mbledhur mbi 2.8 miliardë shikime në TikTok. Së fundmi po i mëshohet shumë mbajtjes së një ditari dhe në moshë madhore.
Të shkruash mendimet personale të cilat nuk i shpreh dot me të tjerët, po shihet si një mënyrë që ndihmon për një gjendje më të mirë emocionale.
Ekspertja e çështjeve sociale Jessica Hoeper thotë se nuk ka rëndësi sa shumë shkruani në një bllok, por rekomandohet që të kthehet në një praktikë javore. Shkrimi i dorës është kthyer në një sfidë vitet e fundit me kaq shumë pajisje teknologjike që na rrethojnë, prandaj dhe sugjerohet të mbani një ‘ditar personal’.
Jeni gati ta provoni? Këtu janë pesë përfitimet kryesore të ditarit, siç shpjegohen nga profesionistët:
-Bëheni më pozitivë!
Shkrimi i një liste të shpejtë është një mënyrë e thjeshtë për të filluar ditarin dhe një mënyrë për t’ju ndihmuar të përqendroheni në aspektet pozitive të ditës suaj.
-I kuptoni më mirë ndjenjat tuaja
Sipas Katie Fracalanza, profesore në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit të Stanfordit, shkrimi për përvojat tuaja, pozitive dhe negative mund t’ju ndihmojë të kuptoni se si situata të ndryshme ju bëjnë të ndiheni. “Sa më shumë ta njihni veten, aq më shumë do të dini se çfarë duhet të bëni për të ecur drejt mirëqenies suaj”, thotë ajo.
-Çuditërisht, shkrimi i asaj që keni në mendje mund t’ju ndihmojë të bëni gjumë cilësor.
-Mund t’ju ndihmojë të menaxhoni simptomat e ankthit dhe depresionit
Po ashtu shënimi i përjetimeve personale shihet si një praktikë për të mbajtur në memorie dhe kapërcimin e situatave të vështira dhe për t’u kënaqur me progresin./tvklan.al