Padyshim që ata që kanë përgjegjësinë udhëheqëse institucionale, e kanë edhe rëndësinë prioritare, se në fund të fundit janë te vendimmarrja, kështu u përgjigj kreu i PDK-së, Memli Krasniqi në pyetjes se pse sot nuk vizitoi partitë opozitare shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
Krasniqi tha se nuk përzihen në çështje të brendshme të asnjë shteti, dhe se ka miq në të gjitha partitë
“Kam ardhur në vizitë për të takuar udhëheqësit e institucioneve të shtetit, me aq sa di në njërën nga partitë ende ka probleme në lidership, unë i kam takuar edhe më herët, kam miq edhe aty, por që nuk ishte ky rasti”, tha mes tjerash Krasniqi.