Ditën e djeshme, Italia i dha lamtumirën e fundit ish-Kryeministrit Silvio Berlusconi. Në homazhet e kryera nuk munguan figura të njohura të ekranit italian, mes tyre edhe ikona e prezantimit Maria De Filippi.
Kjo e fundit tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, për shkak të veshjes së saj. Në ditë zie, Maria De Filippi zgjodhi të vishej me të bardha. Por ka një arsye pse prezantuesja zgjodhi të shfaqej me të bardha.
E bardha është një ndër ngjyrat e preferuara të Berlusconit, i cili thoshte: “Vishuni me të bardha, sepse e zeza nuk e lejon dritën të kalojë”.
Por, sipas mediave italiane, mesa duket ky veprim nuk paska qenë i paqëllimshëm. Maria, si një mike e vjetër e tij, e ka ditur mirë këtë dhe ka vendosur ta ndjekë këshillën e tij.
Klan News