Deputetët e Aleancës për Shqiptarët nuk kanë votuar kundër ndryshimeve të Kodit Penal, por madje nuk kanë votuar fare. Sipas Krenar Llogës, një numër i vogël i deputetëve të ASH-së kanë qenë në sallë, por nuk kanë votuar edhe pse kanë qenë kundër ndryshimeve të përmendura.
“Nuk është numri i deputetëve të Aleancës, por as edhe të partive tjera opozitare shqiptare të cilët e bëjnë kuorumin për të kaluar. Janë deputetët e VMRO-së ata të cilët i legalizuan këto ndryshime me prezencën e tyre në sallën e Kuvendit”, tha Lloga.
SIpas tij, ASH nuk ka pasur mundësi t’i ndalojë këto ndryshime edhe pse është pjesë e qeverisë, ndërsa shtoi se qeveria si njeri të besuar për ta mbrojtur ligjin e kishte caktuar zëvendësen e tij./KlanMacedonia