Provohet me sukses treni me tërheqje magnetike

Shpejtësia deri në 200 km/orë, pa zhurmë dhe pa fërkim në hekurudhat aktuale

Realizohet udhëtimi i parë në botë i një treni me tërheqje magnetike. Prova, që ka rezultuar e suksesshme, është bërë në infrastrukturën ekzistuese, në një udhëtim që ka zgjatur 2 km, me peshë të mjetit prej një tonelatë dhe duke konsumuar vetëm një kilowatt.

Teknologjia e përdorur quhet Ironlev, me tërheqje magnetike, pa fërkim dhe pa zhurmë, e mbi të gjitha mund të aplikohet në hekurudhat aktuale, por jo vetëm. Ne të gjitha infrastrukturat ekzistuese, pa qenë e nevojshme që të zëvendesohen e të ndërtohen të reja të posaçme, duke ulur kostot dhe që ushqehet me energji, e ku përfshihen mjete transporti të tjera si metro, trena me shpejtësi të lartë, e deri tek Hyperloop.

Shpejtësia që mund të arrijnë mjetet është deri në 200 km/orë, ndërsa në testin e parë që u zhvillua në një ndër hekurudhat me antike të Italisë, segmenti Adria-Mestre, treni udhëtoi me 70 km/orë.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share