Matura shtetërore/ Grupi në Viber – mblidhet QSHP-ja!

Në lidhje me transkriptin e shpërndarë në Viber të shtunën në provimin e gjuhës shqipe i cili ishte provimi i parë nga dy provimet eksterne të maturës shtetërore, sot Qendra Shtetërore e Provimeve do të vendos për mënyrën e veprimit të vlerësuesve.

Vendim ky i cili do të bëhet i ditur gjatë ditës.

Siç njoftojnë nga QSHP, në një grup në Viber, i cili kishte qenë i hapur edhe para mbajtjes së provimit, testi është shpërndarë menjëherë në kohën kur maturantët i janë nenshtruar provimit.

Në grupin në Viber kanë qenë shtatë mijë antarë. Nga QSHP, thonë se nuk dihet se kush ka fotografuar testin dhe kush e ka shpërndarë atë në grup kjo pasi nxënësit nuk i kanë perdorur emrat e tyre në Viber dhe për këtë QSHP nuk ka autoritet të hetoj.

Ndërkaq, të shtunën e ardhëshme, më 8 qershor, do të zhvillohet provmi i dytë ekstern. Rezultatet paraprake të dy provimeve eksterne do të publikohen jo më vonë se data 8 korrik./tvklan.mk

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share