Protestuesit amerikanë pro-Palestinës i drejtohen Bidenit: “Do ta kujtojmë në nëntor”

Mijëra protestues janë mbledhur në qendër të Uashington DC për ta shprehur mbështetjen për popullin palestinez.

Mesazhi themelor për qeverinë amerikane është “Merrni një armëpushim, ndaloni ofrimin e armëve për izraelitët në sulmin e tyre të vazhdueshëm ndaj atyre në Gaza”.

Ka një shkallë zemërimi ndaj presidentit amerikan Joe Biden, shkruan Al Jazeera, transmeton Klan Kosova.

Thirrja nga turma ka qenë: “Do ta kujtojmë në nëntor. Kjo është një referencë për zgjedhjet e ardhshme në nëntor të këtij viti, dhe për të cilat njerëzit këtu janë të bindur se Presidenti Biden dhe administrata e tij do të paguajnë një kosto për atë që kanë bërë dhe për atë që kanë ndihmuar Izraelin në Gaza.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share