Të punësuarit në sektorin e shëndetësisë, ende presin që në xhirollogaritë e tyre të hyjnë pagat e janarit, të cilat u vonuan për shkak të sulmit kibernetik në sistemin e Fondit për Sigurim Shëndetësor. Ata gjatë ditës së sotme protestuan në disa pika, duke nënvizuar se në rast se nuk zgjidhet çështja e pagave, atëherë do t’i radikalizojnë protestat
Sindikata e Gerijatrisë kërcënohet se do ta bllokoje hyrjen Tetovë – Shkup, ndërkohë po proteston tani dhe Sindikata e pavarur e Spitalit “8 Shtatori”.
Ndryshe pagat e janarit të punonjësve të shëndetësisë janë vonuar për shkak të sistemit të hakuar të Fondit për Sigurim Shëndetësor (FSSH). Sistemi IT i FSSH-së u rrëzua më 6 shkurt pasi u bë objektiv i një sulmi kibernetik.
Nga ana tjetër sot nga Fondi Shëndetësor thanë se sistemi është vënë në funksion dhe së shpejti pritet të lëshohen edhe pagat.