Protestojnë përsëri shoferët e autobusëve privat/ ”Punojmë si shoqatë humanitare”, Qyteti i Shkupit hesht

Pas orarit të reduktuar shoferët e autobusëve privat parkuan autobusët për të dhënë paralajmrimin e tyre. Dy ditët e ardhshme do të punojnë me orar të reduktuar, ndërsa pas dy ditësh nuk do të dalin fare në terren.  Shoferët thonë se Qyteti i Shkupit mesaduket i konsideron si shoqatë humitare, sepse sipas pagesat nuk u janë bërë rregullisht, ndërsa që nga janari i këtij vitit nuk kanë marr asnjë denar.

“Problemi i parë është pagesa jo e rregullt, domethënë nuk i marrim parët për atë që punojmë ka vonesë prej gjashtë muajve borxhi është rritur shumë dhe kemi arritur në një pikë që nuk mundemi të vazhdojmë më tej. Problemi i dytë është çmimi i ulët, me këtë çmim që vozisim ne arritim vetëm hatxhimet t i mbulojmë, faktikisht ne jemi duke punuar gratistë, si shoqatë humanitare” – tha Isen Halili, shofer.

Në rrethana të tillë, pronarët e autobusëve privat të cilët listën e borxheve e kanë të ngjeshur, shoferët i kanë paguar nga xhepi i tyre. Duke qenë se Qyteti i Shkupit nuk u lëshon para, pronarët privat u detyruan që t’u kerkojnë shoferëve të ndërpresin punën. Muhadin Halili plotë një javë ka mbetur i papunë.

“Ai tani mua ma ka ndërprerë punën sepse nuk ka mundësi më për të vozitur deri tani siç më ka treguar ai deri në 35.000 euro ka harxhuar nga paratë e veta, jo nëpër pompa por ka pasur para të gatëshme duke menduar se do i lëshojnë. Që një javë unë pa punë jam. Unë jam vetëm me këtë punë nuk kam” – tha Muhadin Halili, shofer.

Siç thonë shoferët disa herë tentuan që të bisedojnë me Qytetin e Shkupi por pa rezultat, atyre deri më tani ju është thënë vetëm se nuk ka mjete të mjaftueshme. Televizioni Klan Maqedoni drejtoj pyetje deri tek qyteti i Shkupi se deri kur do të vazhdoj kjo gjendje pasiqë një numër i madh shoferësh rrezikojnë të mbeten pa punë. Qyteti i Shkupit në heshtje të plotë. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share