Protestës i bashkohet edhe kreu i VMRO-DPMNE-së, Mickoski

Edhe sot thirrja për protesta është me moton dhe porosinë e ngjajshme: “Vazhdojmë më masivisht dhe më në numër kundër bullgarizimit dhe asimilimit të hapur. Të bashkohemi nën gjuhën maqedonase që dimë. I bëjmë thirrje çdo familjeje që të shpalosë flamurin maqedonas në ballkonin apo dritaren e tyre, thotë “Ulitmatum, JO faleminderit”.

Në protesta po merr pjesë edhe kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Protesta nisi në orën 19:00 para Qeverisë, më pas para Ministrisë së Drejtësisë,dhe në fund para Kuvendit. Ndërkohë, në Kuvend nesër do të zhvillohet një takim bashkërendues mes shefave të grupeve parlamentare dhe kryeparlamentarit Talat Xhaferi, ku në rend dite pritet të diskutohet edhe informata për propozimin francez, që tashmë ka hyrë në procedurë parlamentare.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share