Protestë në Gjermani për Botërorin

20 mijë qirinj të ndezur në stadium në nderim të punëtorëve emigrantë në Katar

20,000 qirinj u ndezën në tribunat e një stadiumi gjerman të futbollit si protestë për shkeljen e të drejtave të njeriut në Katar.

Qindra vullnetarë u mblodhën në Ditën e të Vdekurve të Gjermanisë, që përkon edhe me fillimin e Kupës së Botës në Katar. Protesta u organizua nga organizata gjermane e punës AËO dhe artisti Volker-Johanes Trib.

Gjithashtu në stadium u vendosën edhe 6,500 topa futbolli të mbushur me rërë, për të përkujtuar mijëra punëtorë emigrantë që humbën jetën gjatë punës në kantieret e ndërtimit për Kupën e Botës.

“Nuk ka një shifër të saktë të atyre që kanë vdekur dhe ndoshta nuk do të ketë kurrë. Jam pa fjalë! Skllavëria që përfundon në vdekje dhe pikëllim është e neveritshme. Ky event ka ardhur me dhimbje dhe vdekje. Mendoj se ky është Botërori më i përgjakshëm që ka pasur ndonjëherë”, ka thënëVolker-Johannes Trieb

Qindra vullnetarë, përfshirë nxënës shkolle e kaluan ditën duke organizuar protestën në stadiumin në kështjellën “Shtrunkede” në Herne.

Sipas organizatës gjermane të punës, më shumë se 15,000 punëtorë emigrantë humbën jetën gjatë ndërtimit të faciliteteve për Botërorin.

Organizatorët bënë edhe një tjetër protestë në Prill jashtë selisë së FIFA-s në Zyrih, ku vendosën topa të mbushur me rërë.

Katari, vendi i parë i Lindjes së Mesme që organizon një Kupë Bote, është vënë nën presion të madh ndërkombëtar për trajtimin e punëtorëve të huaj dhe shkeljet e të drejtave të njeriut.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share